Ballina Lajme nacionale Ja sa persona janë zhdukur për shtatë muaj në Kosovë

Ja sa persona janë zhdukur për shtatë muaj në Kosovë

14
SHPËRNDAJE

Rastet e zhdukjes në vendin tonë janë bërë mjëftë të shpeshta.

Në shtatë muajt e këtij viti, 132 persona në Kosovë janë raportuar të zhdukur nga Policia e Kosovës.

Këto të dhëna të policisë, tregojnë se numri i të zhdukur nga rreth 100 sa ishtë në gjashtëmujorin e parë, është rritur për 32 më shumë. Në përgjigjën e tyre, ata nuk kanë treguar se cilës gjini më shumë i përkasin, mirëpo, që dihet që shumicën e rastëve, janë vajzat.

Ndërsa, edhe mosha, në shumë raste janë ato të moshës se re, ku prindërit e tyre raportojnë në polici për zhdukjen e fëmijëve të tyre.

Edhe në raportin e sotëm e Policisë është raportuar për një person të zhdukur në Pejë.

“Ankuesi mashkull K/shqiptar ka raportuar se vajza e tij femër K/Shqiptare, është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Të tilla raste të raportit “Person i zhdukur”, hasen shpesh në raportet e Policisë.

Edhe gjatë javës së kaluar, një prind ka informuar Policinë se bija e tij e mitur në fshatin Livoq i ulët i Gjilanit është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet gjë për vendodhjen e saj.

Ndërsa, Policia e Prizrenit është duke e kërkuar që një vit Elma Morinën e cila ishte raportuar e zhdukur me 11 maj të vitit 2018.

Sipas Policisë në këtë datë në stacionin policor në Prizren është iniciuar rasti “person i zhdukur” në bazë të deklaratave të familjarëve të cilët thonë se viktima Elma Morina nga Prizreni e lindur më 05.07.2000 është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur dhe se nga ajo ditë ende nuk dihet asgjë për vendin ku ndodhet.

Sipas familjareve te viktimës e njëjta herë pas here ka komunikuar me familjaret e saj përmes rrjeteve sociale, mirëpo tash kohëve te fundit nuk ka komunikim fare.

“Hetuesit Rajonal me qëllim të pranimit të informatave nga qytetarët, informata të cilat do të ndihmonin në zbulimin e vendndodhjes së personit të zhdukur, kanë siguruar urdhëresë me shkrim nga Prokuroria për të bërë publike të dhënat dhe fotot e personit të zhdukur”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët të cilët mund të kenë ndonjë informatë sado të vogël ta informojnë stacionin më të afërt policor ose në telefon në numrin 192 rreth vendndodhjes së vajzës.

Ndryshe, për vitin 2018 janë raportuar 248 raste, derisa për vitin 2019 deri me datë 11.06.2019 janë raportuar 95 raste.

-----