Ballina Lajme nacionale Ja sa para ‘kesh’ i ka në bankë Labinot Tahiri

Ja sa para ‘kesh’ i ka në bankë Labinot Tahiri

82
SHPËRNDAJE

Labinot Tahiri e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Deputeti dhe këngëtari i muzikës folk, Labinot Tahiri ka deklaruar se mban rreth 20 mijë euro para të gatshme në një bankë në Gjermani, teksa ka thënë se edhe 25 mijë të tjera i mban në një bankë në Kosovë.

Në deklarimin e pasurisë për vitin 2019, Labi ka deklaruar se ka marrë kredi në vlerë prej 121 mijë eurove, në tri institucione bankare të ndryshme.

Tri prej kredive i ka marrë për renovimin e shtëpisë, ndërsa një kredi tjetër prej 30 mijë eurove ka deklaruar se e ka marrë “për muzikë”.

Si pasuri të paluajtshme, deputeti i AKR-së ka deklaruar se posedon tri parcela tokë dhe një shtëpi banimi.

Ai ka deklaruar se është pronar i biznesit “Erzana” në Ferizaj.

-----