Ballina LifeBizare Ja sa orë duhet të ecni për shëndet të mirë

Ja sa orë duhet të ecni për shëndet të mirë

17
SHPËRNDAJE

Rezultatet e studimeve kanë treguar se sa hapa duhet të bëni për shëndet dhe formë të mirë trupore

Të ecurit konsiderohet si një ndër aktivitetet më të mira fizike kur bëhet fjalë për shëndetin dhe formën trupore. Megjithatë, sa ecje në ditë duhet të praktikoni që të shihni rezultatet në çdo kuptim të mundshëm?

Rezultatet e studimeve kanë treguar se duhet të bëni rreth 15.000 hapa në bazë ditore, që nënkupton rreth tri orë ecje në ditë. Po, nuk është edhe pak sa është edhe e dobishme!

Studimet kanë treguar se personat që ecin rregullisht, krahasuar me ata që nuk bëjnë ecje, kanë kolesterol më të ulët, nivel më të ulët të sheqerit në gjak, bel më të ngushtë, metabolizëm më të mirë dhe rrezik të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare.

Ajo që ka rëndësi është të qëndroni në këmbë sa më shumë të jetë e mundur gjatë tërë ditës! Sigurisht, nëse ritmi juaj i jetës nuk ua lejon këtë, atëherë nuk e keni patjetër t’i bëni tri orë ecje në ditë. Mund të filloni të ecni intervale shumë të shkurtra sa për fillim, e më pas duke rritur gradualisht numrin e hapave në orë./21Media

The post Ja sa orë duhet të ecni për shëndet të mirë appeared first on RTV21.