Ballina Lajme Bota/Rajoni Ja postimi i fundit që Kobe Bryant bëri pak orë para vdekjes...

Ja postimi i fundit që Kobe Bryant bëri pak orë para vdekjes (FOTO)

79
SHPËRNDAJE

Kobe Bryant ishte një prej yjeve të NBA. Deri javën e kaluar, ai renditej i treti në këtë listë me 33.644 pikë të shënuara në karrierën brilante.

LeBron James shënoi 27 pikë në ndeshjen kundër “Brooklyn Nets” të enjten duke e ngushtuar diferencën me Kobe në 17 pikë.

Kjo nënkuptonte se ai duhej të shënonte 18 pikë në duelin e së shtunës për të thyer rekordin e Bryant në listën e pikëshënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në NBA.

Dhe pikërisht këtë e bëri. James shënoi 29 pikë duke u ngritur në vendin e tretë me 33.655 pikë, ndërsa para tij ndodhen vetëm Kareem Abdul-Jabbar dhe Karl Malone.

Bryant u shpreh i kënaqur me këtë arritje të LeBron, i cili luan për ish-ekipin e tij, Los Angeles Lakers. Nryant shkroi në Twitter, ku uroi mikun e tij për këtë arritje. Fatkeqësisht, ky ishte postimi i fundit që ai e bëri.

“Vazhdon ta dërgojë lojën përpara, Lebron James. Shumë respekt vëllai im, #33644 (duke iu referuar numrit të tij të pikëve)”, kishte shkruar Bryant ditën që vdiq.

-----