Ballina Lajme nacionale Ja nga cili qytet ishte 46 vjeçari kosovar që humbi jetën në...

Ja nga cili qytet ishte 46 vjeçari kosovar që humbi jetën në aksident në Zvicër

112
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Zvicër.

Një shtetas i Kosovës, banor në Kantonin St. Gallen, ka humbur jetën në një aksident trafiku.

Albinfo.ch mëson se bëhet fjalë për një person 46 vjeçar (D.A) nga Drenoci i Deçanit, me vendbanim në Balgach SG (Zvicër). Po ashtu, mësohet se aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.

Sipas raportimit të mëhershëm të smopo.ch, kosovari ka qenë duke e ngarë makinën tatëpjetë rrugës Tigelbergstrasse në drejtim të fshatit Berneck, kur, për shkaqe të panjohura, ka dalë nga rruga duke e goditur dhe depërtuar një rrethojë.

-----