Ballina Shëndetësi Ja metodat mjekësore, sesi zbulohet prezenca Covid-19 në trupin tuaj

Ja metodat mjekësore, sesi zbulohet prezenca Covid-19 në trupin tuaj

87
SHPËRNDAJE

E gjithë vëmendja botërore është fokusuar tek pandemia që ka shkaktuar virusi vdekjeprurës Covid-19. Deri kemi rreth 186 mijë viktima dhe 2.6 milionë të prekur në rang global. Por ajo që është me interes për publikun, ka të bëjë me diagnozën e Covid-19. Doktor Vasil Llajo, anestezist, njëherësh presidenti i rrjetit të laboratorëve “Intermedica” në Shqipëri, tregon se deri më tani, janë 2 metoda për diagonzën e Coronavirus SARS CoV-2 ( COVID-19 quhet sëmundja):

  1. Metoda e Biologjisë Molekulare, ose me PCR0, me material të marrë me tampon nga fyti. Kjo detekton direkt prezencën e virusit në organizëm. Kjo është metoda më e mirë për diagnozë. Quhet Golden Standard. Bëhet vetëm te personat simptomatik, që kanë shenja klinike. Jo në asimptomatik, që nuk kanë shenja klinike.
  2. Metoda e Serologjisë, me material që është gjaku, tregon reagimin imunitar të organizmit ndaj virusit. Pra, nqs të ka prekur virusi, nuk detekton prezencen e virusit në organizëm. Tregon prezencen e antikorpeve IgA , IgM dhe IgG në organizëm .

Vetë kjo metodë ka 3 metoda :

1/ Elisa – Golden Standard

2/ Chemiluminisence

Këto të dyja  bëhen vetëm në laboratore.

3/ Imunokromatografi (testet e shpejta). Mund të bëhen dhe nga vetë individi, me një pikë gjaku. Mund të shiten dhe në farmaci. Nuk duhet të bëhen në asnjë laborator. Kanë shumë falls negativitet dhe pozitivitet.

Për dy metodat e para, bëjnë IgA, IgM, IgG. Duhet bërë vetëm IgG. Sensibiliteti i IgM është 48% dhe në rastet e konfirmuara me PCR është 60% për Coronavirus SARS CoV-2.

IgG është ajo që tregon nqs e ka kaluar dikush sëmundjen COVID -19 dhe ka krijuar imunitet. Me metodën Elisa – Golden Standard, që është metoda më e mirë: Sensibiliteti i IgG në persona me mbi 10 ditë nga fillimi i simptomave është 80%, kurse specificiteti është 83.5 – 97.5 % për Coronavirus SARS CoV-2.

-----