Ballina LifeBizare Ja kur asteroidi gjigand mund ta godasë tokën

Ja kur asteroidi gjigand mund ta godasë tokën

27
SHPËRNDAJE

Shkenctarët tregojnë datën kur asteroidi gjigand mund ta godasë tokën.

Dihet që vetëm një pjesë e vogël e objekteve në hapësirë paraqesin një kërcënim serioz për Tokën, dhe asteroidi gjigant Apophis është njëri prej tyre.

Shkencëtarët tani po rivlerësojnë potencialin e tij për të goditur planetin tonë në 48 vjet, për shkak të vëzhgimeve të përmirësuara të asteroidit problematik.

Paralajmërimi ka ardhur nga astronomët e Universitetit të Hawai, të cilët pohojnë se sipas llogarive ai do të përplaset në Tokë më 12 prill 2.068.

Ndërkohë, vëzhgimet e bëra në fillim të këtij viti nga Teleskopi Subaru në Hawai, po u jep astronomëve një kuptim më të mirë se si efekti Yarkovsky po ndikon në rrugën orbitale të asteroidit 99942 Apophis.

Ky efekt është si një sistem shtytës i integruar për asteroidët, në të cilin sasitë e rrezatimit që rrjedhin mund të ndryshojnë momentin e një objekti në hapësirë, duke bërë që ai të largohet gjithnjë e më pak nga rruga e zgjedhur ndryshe nga graviteti.

Dave Tholen, një studiues nga Instituti për Astronomi në Universitetin e Hawai është shprehur se:

“Pa marrë parasysh domethënien e Yarkovsky, Apophis është ende një objekt kërcënues, jo vetëm në 2068”.

-----