Ballina Lajme nacionale Ja edhe sa vendvotime kanë mbetur për t’u rinumëruar

Ja edhe sa vendvotime kanë mbetur për t’u rinumëruar

14
SHPËRNDAJE

Kanë mbetur edhe 504 vendvotime për t’u rinumëruar.

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate është duke vazhduar procesi i rinumërimit të votave pas vendimit të PZAP-së.

Deri më tani raportohet të jenë rinumëruar 903 vendvotime nga 1407 gjithsejtë sa janë në proces.

Këtë e ka konfirmuar Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Edhe 63 vendvotime të tjera janë rinumëruar gjatë ditës së sotme, deri në orën 16, sipas vendimit të PZAP-it. Pra, në total numri i vendvotimeve të rinumëruara është 903. Kanë mbetur edhe 504 vendvotime për t’u rinumëruar apo 35.82% e tyre”, ka thënë Elezi.

Burim Ahmetaj nga QNR-ja, të hënën deklaroi se procesi pritet të përfundojë për 7-8 ditë.

-----