Ballina LifeBizare Ja çfarë ndodh me mushkëritë e njerëzve kur infektohen me koronavirus

Ja çfarë ndodh me mushkëritë e njerëzve kur infektohen me koronavirus

113
SHPËRNDAJE

Çfarë ndodh me mushkëritë e njerëzve kur infektohen me koronavirus.

Koronavirusi, i cili së pari kishte filuar në fund të vitit 2019 në Wuhan të Kinës, shkakton simptoma të ngjashme me ato të sëmundjes së pneumonisë.

Shkaku i këtyre simptomave të ngjashme me ato të pneumonisë, ishte gjetur se është një lloj koronaviruis, i cili e shkakton sëmundjen tanimë te njohur si Covid-19.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, tani ka deklaruar pandemi botërore. Sipas kësaj organizate, 80% e personave me Covid-19 shërohen pa pasur nevojë për një trajtim specialistik. Vetëm një në gjashtë persona të infektuar sëmuren më shumë dhe zhvillojnë simptoma më serioze.

Por pyetja është se si mund që tek disa persona Covid-19 të zhvillohet në një sëmundje më serioze siç është Pneumonia dhe çfarë i bën ky virus mushkërive?

Sipas ekspertëve, të gjitha simptomat e koronavirusit lidhen me ato te pneumonisë. Sipas tyre, njerëzit të cilët infektohen me këtë virus mund të pozicionohen në 4 kategori. Personat në gjendjen me pak serioze janë personat që janë në fazën “sub-klinikale”, të cilët e kanë virusin por nuk kanë shfaqur simptoma.

Më pas janë, personat që kanë pësuar infeksion të rrugëve të epërme të frymëmarrjes, të cilët përballen me pasoja si: ethe, dhe kolitje.

Ndërsa pjesa e personave, të cilët përjetojnë simptoma më serioze të ngjashme me ato të pneumonisë, ku infeksioni nga rrugët e frymëmarrjes kalon në mushkëri, janë më të rrezikuarit.

Sipas OBSH-së, personat që kanë një sëmundje ekzistuese, shtypje të lartë dhe probleme me mushkëritë duhet të kenë kujdes të shtuar.

Si zhvillohet pneumonia?

Kollitja dhe temperatura e vazhdueshme tek personat me Covid-19, është rezultat i ndonjë infeksioni të rrugëve të frymëmarrjes. Këto rrugë me kalimin e kohës dëmtohen, duke shkaktuar inflamacion, proces ne të cilin irritohen nervat, dhe kështu shkaktohet kollitja e vazhdueshme.

Nëse kjo gjendje përkeqësohet, atëherë inflamacioni i kalon rrugët e frymëmarrjes, dhe kalon në pjesën ku bëhet shkëmbimi i gazrave, përkatësisht në fundin e rrugëve të frymëmarrjes. Inflamacioni vazhdon më pas deri tek mushkëritë, duke prodhuar një material në formë të lëngut dhe qeliza inflamatore. Në këtë fazë gjendja kalon nga infeksioni në sëmundje të pneumonisë.

Mbushja e mushkërive me këtë material të lëngshëm dhe me qeliza të inflamuara, i bënë ato të paafta të furnizohen me oksigjen, duke e zvogëluar aftësitë e trupit për t’u furnizuar me oksigjen dhe për ta nxjerrë jashtë dyoksidin e karbonit.

Si trajtohet pneumonia?

Fatkeqësisht deri tani unk eksizton ndonjë kurë efikase në trajtimin e pneumonisë Covid-19. Mjekët janë duke provuar shumë barna dhe kura, duke shpresuar që një kombinim i duhur i barnave anti-virale do të funksionojë. Trajtimi i deritanishëm i pacientëve me pneumoninë Covid-19 bëhet me anë të përdorimit të ventilimit, për t’i furnizuar mushkëritë më sasi të duhur të oksigjenit.

Ku qëndron dallimi në mes të Covid-19 dhe pneumonisë?

Shumica e llojeve të pneumonisë të cilat njihen deri tani, janë të shkatuara nga bakteret dhe trajtohen me antbiotikë. Ekzistojnë evidenca, që tregojnë se pneumonia e shkaktuar nga Covid-19 është e ndryshme nga pneumonia e njohur deri tani, sepse është e shkaktuar nga virusi dhe jo nga bakteret.

Pneumonia Covid-19, e afekton të gjithë hapësirën e mushkërive, dhe jo vetëm një pjesë të tyre. Në momentin që në organizëm gjendet një virus, atëherë përgjigja e parë e organizmit është që ta sulmoj atë virus dhe ta limitojë replikimin e tij. Kjo përgjigje mund të jetë më e dobët tek personat me probleme të zemrës, diabet apo më sëmundje të mushkërive.

Deri tani, mosha ka qenë një nga shakatarët kryesorë të pneumonisë, prandaj edhe për Covid-19, personat mbi moshën 65- vjeç janë në rrezik më të lartë dhe duhet të kenë kujdes më të shtuar. /Express

Ministri australian që kishte takuar vajzën e Trumpit rezulton pozitiv me koronavirus

Një zyrtar i Qeverisë së Australisë i cili ka takuar vajzën e presidentit Donald Trump, Ivanka Trump, ka rezultuar pozitiv pasi është testuar për koronavirus, raporton Gazeta Express.

Bëhet fjalë për ministrin Petter Duton, i cili ka takuar edhe një disa persona të tjerë që ishin bashkë me vajzën e Trump.

Vetë Duton përmes një njoftimi zyrtar ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

“Këtë mëngjes jam zgjuar me temperaturë dhe me fyt të tharë”, ka shkruar ministri australian Peter Dutton, mëngjesin e së premtes.

Ai ka treguar se ka kontaktuar menjëherë Departamentit e Shëndetësisë së Queensland dhe është testuar për COVID-19, derisa ka marrë më pas konfirmimin se ka rezultuar pozitiv.

Dutton tutje ka thënë se ndjehet mirë dhe se për çdo risi do të njoftoj.

Ministri australian ka rezultuar pozitiv me koroanvirus 9 ditë pas takimit që ka pasur me vajzën e Trumpit, Ivankën dhe të tjerë zyrtarë që kishin takuar gjatë një udhëtimi në SHBA.

Për këtë takim vet Dutton kishte publikuar edhe një fotografi ku shihej afër vajzës së Trump dhe këshilltarit Kellyannë Conway.

Ndërkohë përveç vajzës Ivanka, edhe presidenti Donald Trump është takuar me një delegacion nga Brazili. Një nga anëtarët e atij delegacioni ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

-----