Ballina Lajme Bota/Rajoni Ja çfarë bën presidenti 75-vjeçar për të mbajtur popullin brenda

Ja çfarë bën presidenti 75-vjeçar për të mbajtur popullin brenda

39
SHPËRNDAJE

Teksa vendet në mbarë botën po luftojnë për të mbajtur qytetarët brenda që të ndalojnë përhapjen e Covid-19, presidenti i Uganda, Yoweri Museveni po provon diçka ndryshe.

Në një përpjekje për të inkurajuar popullin që të qëndrojnë në shtëpi gjatë bllokimit të vendit, udhëheqësi 75-vjeçar ka publikuar video duke u stëvitur në shtëpi.

Deri më tani, ka pasur 53 raste të konfirmuara të koronavirusit në Uganda, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins dhe Ministrisë së Shëndetësisë së vendit.

Të mërkurën, Museveni shkroi në Twitter për të paralajmëruar popullin që të mos stërviteshin jashtë, duke shkruar: “Nëse dëshironi të stërviteni, mund ta bëni atë brenda shtëpisë”.

-----