Ballina Lajme Bota/Rajoni “Izraeli vret numrin 2 të Al Kaedës në Iran për hesap të...

“Izraeli vret numrin 2 të Al Kaedës në Iran për hesap të SHBA-ve”

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lideri i dytë në radhë në hierarkinë e Al-Kaedës është vrarë nga agjentët izraelitë në Iran në muajin gusht, raporton gazeta amerikane The New York Times. Burime të Inteligjencës i kanë thënë gazetës se të gjitha palët e kanë mbajtur të fshehtë vrasjen që nga ajo kohë.

Sipas gazetës, komandanti i dytë i Al-Kaedës dhe vajza e tij u qëlluan për vdekje tre muaj më parë në rrugët e Teheranit nga një grup vrasësish izraelitë të cilët po vepronin “me urdhër të Shteteve të Bashkuara”.

Autoritetet iraniane pretendohet se e kanë mbajtur vrasjen të fshehtë këtë dhe se vetë al-Kaeda nuk ka zbuluar asgjë për vdekjen e një prej anëtarëve të saj themelues.

Abdullah Ahmed Abdullah, i njohur edhe si Abu Muhammad al-Masri, dyshohet se u qëllua më 7 gusht së bashku me vajzën e tij Miriam nga dy vrasës izraelitë të hipur në një motor.

Abdullah dhe vajza e tij kishin jetuar lirshëm në rrethin Pasdaran të Teheranit që nga viti 2015, kur ata u liruan nga paraburgimi si pjesë e një shkëmbimi të burgosurish me grupin terrorist.

Miriam ishte e veja e Hamza bin Laden, birit të organizatorit të pretenduar të 11 shtatorit Osama Bin Laden.

Nuk është e qartë pse Izraeli do të zgjidhte këtë moment të veçantë për të zbuluar se kishte kryer një vrasje pa gjyq në tokën iraniane për SHBA-në. Megjithatë kjo ngjarje mund të ketë një vlerë strategjike për Tel Avivin, për ta pikturuar Iranin si një komb që strehon me dëshirë terroristët.

Presidenti i zgjedhur demokrat Joe Biden ka lënë të kuptohet se ai do të kthejë marrëveshjen bërthamore me Iranin, e cila u nënshkrua në vitin 2015 por që presidenti Donald Trump nuk e mbështeti.

Izraeli ka paralajmëruar SHBA-në se rifutja e marrëveshjes bërthamore do të shkaktojë luftë në Lindjen e Mesme.

---- ----
----
----- ----
-----