Ballina Lajme Bota/Rajoni Izraeli arreston imamin e njohur

Izraeli arreston imamin e njohur

44
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Forcat izraelite arrestuan Sheikh Ekrima Sabri, predikuesin e Xhamisë Al-Aksa, nga shtëpia e tij në Kudsin Lindor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ekipet e policisë dhe inteligjencës izraelite rrethuan shtëpinë dhe i kërkuan Sheikh Sabriut që t’i shoqërojë ata”, tha një i afërm i tij për AA, duke kërkuar që të mbetet anonim për arsye sigurie.

“Izraelitët nuk dhanë asnjë arsye për arrestimin e tij”, tha ai.

Shtëpia e Sheikh Sabri është në zonën Al-Sawana e cila ka pamjen nga Qyteti i Vjetër i Kudsit.

Autoritetet izraelite e kanë arrestuar predikuesin shumë herë në të kaluarën dhe madje ia kanë ndaluar hyrjen në Xhaminë Al-Aksa për disa muaj.

---- ----
-----