Ballina Lajme Bota/Rajoni Izolohen milionerët nga frika e koronavirusit/ Shihni tmerrin brenda anijes luksoze (FOTO)

Izolohen milionerët nga frika e koronavirusit/ Shihni tmerrin brenda anijes luksoze (FOTO)

56
SHPËRNDAJE

Një anije luksoze është vënë në karantinë nga autoritetet japoneze, pasi brenda saj u gjet një pacient me koronavirus.

Nga fotot e bëra brenda anijes shihen të gjitha korridoret e saj bosh, ndërsa të gjithë pasagjerët janë mbyllur brenda dhomave të tyre prej frikës së virusit.

Një pasagjer 80-vjeçar, i cili la anijen në Hong Kong më 25 janar, rezultoi pozitivisht për koronavirusin.

Por, ai la 2666 turistë dhe 1045 anëtarë të ekuipazhit të mbyllur brenda anijes së lundrimit. Edhe pse numri i personave brenda saj është i madh, frika nga koronavirusi ka trembur të madh e të vogël dhe ata po qëndrojnë brenda dhomave.

Ndërkohë, mjekët kanë nisur kontrollet e pacientëve për të përcaktuar nëse ka persona të tjerë të prekur nga virusi vdekjeprurës.

-----