Ballina Lajme nacionale Italia regjistron 12,694 të infektuar dhe 251 raste fatale në 24 orë

Italia regjistron 12,694 të infektuar dhe 251 raste fatale në 24 orë

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 12,694 raste të reja me koronavirus nga 230,116 teste të kryera në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetit në vend bëri të ditur se si pasojë e sëmundjes nuk mundën të mbijetonin 251 qytetarë, krahasuar 310 një ditë më parë.

Është shënuar një rënie në numrin e të shtruarve në spitale, sot 452 më pak si dhe shtrimet në njësitë e kujdesit intensiv, sot 29 pacientë më pak. Shkalla e pozitivitetit qëndron në 5.5%.

Nga ana tjetër, numri i të shëruarve për sot ishte13,134.

Në total që nga fillimi i pandemisë, Italia numëron 3,87 milionë të infektuar, 116,927 viktima dhe 3,2 milionë të shëruar. sb/abcnews.al/

The post Italia regjistron 12,694 të infektuar dhe 251 raste fatale në 24 orë appeared first on Abc News.

---- ----
-----