Ballina Sport Italia në zi/ Shuhet kampioni i Juventusit dhe Interit që bëri histori

Italia në zi/ Shuhet kampioni i Juventusit dhe Interit që bëri histori

7
SHPËRNDAJE

Futbolli italian qan Pietro Anastasin! Ish-sulmuesi i Juventusit për tetë sezone dhe fitues i tre titujve kampionë u shua në moshën 71-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.

I lindur në Katania, ai debutoi me skuadrën e Varezes dhe u bë një lojtar i madh kur veshi fanellën bardhezi. Më pas kaloi tek Interi duke fituar një Kupë Italie, përpara se ta mbyllte karrierën me Askolin dhe Luganon.

Ai veshi 25 herë fanellën e Kombëtares së Italisë duke shënuar 8 gola dhe duke e kurorëzuar aventurën e tij me triumfin e kampionatit Europian në vitin 1968.