Ballina Lajme Bota/Rajoni Italia në 24 orët e fundit: Rreth 21 mijë të infektuar dhe...

Italia në 24 orët e fundit: Rreth 21 mijë të infektuar dhe 662 viktima nga Covid-19

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Italia vijon të ketë një numër të lartë infektimesh me covid-19. Sipas autoriteteve shëndetësore në Itali, 662 pacientë humbën jetën këtë të shtunë ndërkohë që kujtojmë se dje vendi fqinj regjistronte mbi 24 mijë të infektuar dhe mbi 800 viktima.

Për të katërtën ditë radhazi Italia shënon mbi 20 000 raste të reja me Covid-19, pavarësisht masave të shumta kufizuese në vend. Gjatë 24 orëve të fundit u shënuar 21.052 raste të reja.

Lajm i mirë është se u regjistruan plot 23 mijë e 923 qytetarë që janë shëruar nga COVID-19 dhe liruar nga spitalet.

Në një periudhë ku edhe sezoni i pushimeve po afron, Ministri i shëndetësisë Roberto Speranza bëri thirrje për maksimumin e vigjilencës, për të shmangur kështu një valë të tretë të infeksioneve.

“Ne nuk mund të përballojmë edhe një valë të tretë, ne nuk duam të shohim  qendrat tona shëndetësore në vështirësi absolute, ne nuk duam ta shohim një numër shumë të lartë të viktimave sërish “, tha Speranza.

---- ----
----
-----
-----