Ballina Showbiz “Italia do të ngrihet përsëri”/ Koncerti drithërues i Andrea Bocellit në mes...

“Italia do të ngrihet përsëri”/ Koncerti drithërues i Andrea Bocellit në mes të Milanos së boshatisur (VIDEO)

32
SHPËRNDAJE

Zakonisht jemi mësuar që koncertet e këngëtarëve të famshëm t’i shohim me sheshe apo salla të mbushura me qindra e mijëra njerëz.

Por nuk ndodhi kështu një ditë më parë, kur tenori i njohur italian, Andrea Bocelli, performoi përpara katedrales Duomo në Milano.

Tashmë ky qytet, ashtu si vendet e tjera të Italisë, është kthyer në një qytet “fantazmë.

Performanca e Bocellit në një shesh bosh preku zemrat e mbarë qytetarëve nëpër botë.

Teksa mbante një koncert për Festën e Pashkëve, miliona persona kanë ndjekur atë në kohë reale përmes platformave online, ndërkohë që kanë qëndruar të izoluar në shtëpi për shkak të koronavirusit.

Andrea e ka transmetuar koncertin drejtpërdrejt në kanalin e tij në “Youtube” dhe është shikuar më shumë se 23 milionë herë deri më tani.

“Falë muzikës, ne do të bashkojmë miliona duar në gjithë botën, do të përqafojmë këtë puls të plagosur të Tokës”, tha dje Bocelli.

Nga ana tjetër kujtojmë se Italia është vendi i prekur më së keqi nga koronavirusi në Evropë, me gati 20,000 të vdekur deri më tani, duke përfshirë mbi 9,000 vdekje në rajonin e Lombardisë, që ka për kryeqendër Milanon.

-----