Ballina Lajme Bota/Rajoni Italia bllokon eksportin e vaksinave AstraZeneca

Italia bllokon eksportin e vaksinave AstraZeneca

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Qeveria italiane ka bllokuar eksportin e një ngarkese me vaksina të Astra-Zeneca që do të dërgoheshin në Australi. Mësohet se të bllokuara janë mbi 250 mijë doza, të cilat ishin prodhuar nga një strukturë e AstraZeneca në Itali.

Deri tani bëhet me dije ky vendim i qeverisë italiane është mbështetur dhe nga Komisioni Evropian.

Ky vendim i qeverisë italiane duket se është në përputhje me rregullat e reja të BE që nuk lejojnë eksportin e vaksinave kur një kompani nuk ka përmbushur detyrimet e saj ndaj unionit.

Sipas rregullave kompania AstaZeneca duhet që të furnizojë vendet e BE me 40% të dozave e më pas të lejohet të ekportojë në vende të tjera jashtë unionit.

Tashmë pritet një reagim nga kompania, e cila pak javë më parë ka pasur një përplasje me Bashkimin Evropian për shkak të vonesave të dërgesave të dozave.

Kompania kishte premtuar që do të siguronte sasi të mëdha të vaksinave për të gjithë bllokun, por duket se nuk e mbajti këtë premtim dhe zyrtarët e BE nisën akuzat. Një nga vendet që reagoi më ashpër kundër prodhuesit të vaksinave ishte Italia.

Në Janar, qeveria italiane e cila drejtohej nga Giuseppe Conte hodhi akuza për shkelje të kontratës dhe kërcënoi me padi në gjykatë.

---- ----
----
-----
-----