Ballina Lajme Bota/Rajoni Itali, rriten të infektuarit: Preken më shumë të rinjtë, ulet rrezikshmëria

Itali, rriten të infektuarit: Preken më shumë të rinjtë, ulet rrezikshmëria

30
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Bilanci i sotëm italian tregon për një rritje të shifrave, me 1434 persona pozitivë ndaj COVID-19.

Ndërkohë, viktimat janë 14 dhe të shtruarit në terapi intensive 150. Lombardia me 218 raste dhe Kampania me 203 raste mbeten rajonet më të goditura.

Ndërkohë raportet e javëve të fundit tregojnë se se infeksioni, edhe pse ka filluar të përhapet sërish me forcë, nuk ka rrezikshmërinë e dikurshme.

Sipas studiuesve, kjo varet më së shumti nga fakti që janë të rinjtë të moshës 30-40 vjeçare që po infektohen më së shumti, diçka që kufizon pasojat e rënda dhe shtrimet në spitale, edhe pse është rritur gjithsesi numri i viktimave.

---- ----
----
-----
-----