Ballina Sport Itali/ Rezulton me COVID-19 futbollisti i Torinos

Itali/ Rezulton me COVID-19 futbollisti i Torinos

15
SHPËRNDAJE

Një futbollist i skuadrës së Torinos ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Menjëherë ai është vetizoluar. Klubi në faqen zyrtare nuk ka treguar emrin e lojtarit, por ka konfirmuar se ai është simptomatik dhe menjëherë është futur në karantinë.

Ai do të kontrollohet në mënyrë konstante. Ky është testi i parë i vërtetë i protokollit mjekësor dhe rikthimit të stinorit në Serie A, pasi skenari më i tmerrshëm ishte testimi pozitiv i një lojtari.

Protokolli mjekësor i Federatës së Futbollit të Italisë parasheh izolimin vetëm të lojtarit, ndërsa komiteti shkencor i formuar nga qeveria Italia në raste të tilla kërkon izolimin e gjithë skuadrës për 14 ditë.

Klubet e Serie A kanë rinisur stërvitjen këtë javë, por kjo do të jetë individuale për lojtarët. Ndërkohë që për çdo futbollist do të ketë teste të hollësishme.

-----