Ballina Lajme Bota/Rajoni Itali/ 525 viktima në 24 orët e fundit, por shifrat japin shpresë

Itali/ 525 viktima në 24 orët e fundit, por shifrat japin shpresë

35
SHPËRNDAJE

Në Itali në 24 orët e fundit janë infektuar 4316 persona ndërsa kanë humbur jetën 525 të tjerë.

Por duhet thënë se për herë të parë që prej datës 19 mars, Italia shënon numrin më të ulët të viktimave dhe të infektuarve nga COVID-19.

Në total, numri i viktimave në vend ka shkuar në 15887, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 128,948.

Aktualisht të sëmurë janë 91246 persona, ndërsa ata të cilët ndodhen në spitale janë 28949.

Në gjendje kritike janë 3977 persona, ndërsa 58320 janë në izolim.

Duhet thënë se për herë të parë bie numri i personave të shtruar në spital me simptoma.