Ballina Lajme nacionale Ismaili: Koalicione po bëjnë partitë e dobëta, PDK shkon e vetme në...

Ismaili: Koalicione po bëjnë partitë e dobëta, PDK shkon e vetme në zgjedhje

9
SHPËRNDAJE

Ministri i PDK-së ka folur për koalicionet para zgjedhjeve të parakohshme.

Uran Ismaili i PDK-së ka bërë të ditur se partia e tij do të shkojë e vetme në zgjedhje dhe se koalicion do të lidhë veç me qytetarin.

‘’Kemi thënë që nga dita e parë që zgjedhjet janë të paevitueshme. Kuvendi duhet të shpërbëhet dhe qytetarët duhet të dalin në zgjedhje. Të krijojmë një qeveri që do të merret me brengat e qytetarëve. Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje të problemeve të tyre të përditshme, jetësore. Do të hyjmë dhe të fitojmë zgjedhjet’’, ka thënë Ismaili në Klan Kosova.

Ai ka kritikuar partitë e tjera, duke i quajtur të dobëta, pasi po ngarendin që të lidhin koalicione me njëra-tjetrën.

‘’Partië po ngarendin që të krijojnë koalicone. Po e tregojnë sfidën për tju paraqitur popullit. Taktikë për të rritur forcën e tyre votuese që është e dobët për momentin. Kemi vija të kuqe për korrupsiont dhe nepotizmin. Po e shpiejnë ririnë që të largohen nga Kosova. Vijat e kuqe që i kemi shpallur. Mbetet synimi jonë që PDK të garojë në një koalicion me qytetarët. Ka fillu të bëhet shaka me vijat e kuqe, si merr askush seriozisht. As ata veten se marrin seriozisht.

”Fuqia e PDK-së është matur disa herë. Në zgjedhjet e brendshme ka pasë mobilizim e fuqizim në gjithë Kosovën. Si fuqi, jemi të gatshëm për t’u përballur me gjitha partitë politike. Kemi besim të plotë. Të bëjmë koalicion me qytetarët. Por mundësitë janë të hapur”, shton ai.

Për zërat se PDK do të lidhë koalivion me Nismën, Ismaili thotë se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se ‘’të gjitha që i shihni në media janë për të krijuar një mobilizim ndaj tyre të cilin nuk e kanë’’.

-----