Ballina AKTUALE Ismail Beqiri zgjidhet Imam i Xhamies në fshatin Konçul

Ismail Beqiri zgjidhet Imam i Xhamies në fshatin Konçul

679
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pas vdekjes së hoxhës të dashur për banorët e fshatit Konçul, Mulla (Musa Beqiri), banorët e fshatit Konçul kishin ngelur pa imamë, ndërsa dje u bë zgjedhja e imamit të ri me pranin e Bashkësies Lokale të fshatit Konçul, Këshillit të Xhamisë të fshatit Konçul, dhe xhematit të cilët ishin prezent.

Ku për imam u zgjodhë hoxha i fshatit Konçul, Ismail Beqiri, i cili ka studjuar në Riyadh(Riad), të Arabies Saudite.

Ndërsa edhe Bashkësia lokale e fshatit Konçul ka dalur me komunikat ku thuhet: “Sot zgjodhëm imamin e shumëpritur për të gjithë bashkvendasit e fshatit Konçul Ismail Beqirin. E zgjodhëm së bashku me një bashkpunim të mirfilltë të bashkësisë lokale, këshillit të xhamisë dhe xhematit të fshatit. Andaj në emër të bashkësisë lokale dhe emrin tim personal i uroj punë të mbarë e suksese në këtë rrugëtim të fesë Islame Hoxhë Ismail Beqirit. Bashkësia Lokale Konçul,
Qerim Ameti
“/BujanociNet/

---- ----
----
-----
-----