Ballina Lajme Bota/Rajoni ISIS, video 37 minutëshe për Izraelin si qendër e sulmeve të së...

ISIS, video 37 minutëshe për Izraelin si qendër e sulmeve të së ardhmes

43
SHPËRNDAJE

Grupi militant Shteti Islamik u zotua se do ta shndërrojë Izraelin në shënjestër kryesore të sulmeve të tij. Grupi publikoi të hënën një audio-mesazh online, i cili thuhet se transmeton zërin e zëdhënësit të tij, Abu Hamza al-Quraishi.

“Sytë e ushtarëve të Kalifatit, kudo që të jenë, janë ende në Jerusalem”, tha Al-Quraishi në mesazhin prej 37 minutash. “Në ditët që vijnë, me dëshirën e Zotit, do të shihni se çfarë ju dëmton dhe çfarë do t’ju bëjë t’i harroni tmerret që i keni përjetuar”, tha al-Quraishi i cituar nga REL.

Kjo e fundit nuk e ka konfirmuar vërtetësinë e mesazhit. Shteti Islamik e shpalli në vitin 2014 të ashtuquajturin kalifat në disa territore të Sirisë dhe Irakut, ku kontrollonte gjithçka – nga monedha deri te plan-programi mësimor.

Nën presionin e operacioneve të kombinuara ushtarake, kalifati u shemb vitin e kaluar dhe grupi u shpërbë, teksa goditjen më të fortë e mori me vrasjen e ish liderit të tij, Abu Bakr Al Baghdadi, që u vra në një sulm të forcave amerikane në Siri, po ashtu vitin e kaluar. Megjithatë, ekspertët nuk e kanë përjashtuar asnjëherë mundësinë që Shteti Islamik të rigrupohet.