
Sipas Mirror, Ri Sol-ju ndoqi një koncert për përkujtimin e ditëlindjes së udhëheqësit të ndjerë Kim Jong-il ditën e djeshme së bashku me burrin e saj.
Ajo u pa për herë të fundit në janar të vitit të kaluar dhe zhdukja e saj kishte ngritur shqetësim.
Përfaqësues nga Koresë së Jugut këtë javë kishte thënë se ajo kishte ishte e sigurt dhe mirë, por po kalonte kohë me fëmijët e saj.
Ndërsa, një ekspert i Koresë së Veriut ka thënë se mos dalja e saj në publik mund të ketë qenë për shkak të pandemisë së Covid-19, për të shmangur infeksionet e mundshme, edhe pse Koreja e Veriut nuk ka treguar detajet për mënyrën e përballimit të pandemisë.