Ballina Lajme Bota/Rajoni “Ishte pranë vdekjes”/ Boris Johnson falenderon mjekët: U kam borxh jetën (Foto)

“Ishte pranë vdekjes”/ Boris Johnson falenderon mjekët: U kam borxh jetën (Foto)

34
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

“Boris Johnson ishte pranë vdekjes, teksa luftoi në mënyrë të dëshpëruar koronavirusin”. Kjo deklaratë është bërë nga miqtë e kryeministrit britanik mbrëmë, duke zbukuar tashmë se ai e kaloi rrezikun.

Nga ana tjetër, Boris Johnson ka vlerësuar kujdesin shembullor që ka marrë nga mjekët dhe infermierët gjatë trajtimit të tij, duke thënë: “Unë ua kam borxh jetën time”. Duke përmendur punën e mjekëve në Spitalin St Thomas në Londër.

----

Frika u rrit për shëndetin e Johnson kur u transferua në kujdes intensiv të hënën, pasi gjendja e tij u përkeqësua. 55-vjeçari kaloi tre netë atje para se Doëning Street të konfirmote se ishte në “fazën e hershme të shërimit të tij”.

E fejuara e Z. Johnson, Carrie Symonds, e cila është shtatzënë me fëmijën e parë së bashku, i dërgoi atij letra dhe ekon e fëmijës për t’i ngritur humorin gjatë kohës kur ishte në terapi intensive.

----- ----