Ballina Lajme nacionale Ishte kundërshtare e tij, Vjosa tani krah i djathtë i Mustafsës

Ishte kundërshtare e tij, Vjosa tani krah i djathtë i Mustafsës

27
SHPËRNDAJE

Vjosa Osmani tashmë është bërë krahë i djathtë i Isa Mustafës.

Emri i Vjosa Osmanit u përfol shumë si kandidate për ta udhëhequr LDK-në.

Por në kuvendin e nëntë, kur pritej kjo kandidaturë, Osmani heshti.

Për më tepër bënte thirrje për unitet në kohën kur pritej që Isa Mustafa të konfirmohet si kryetar i LDK-së.

Por a ishte një marrëveshje paraprake mes udhëheqësve të LDK-së, që Vjosa Osmani të mos kandidoj për kryetare ?

“Nuk ka të bëjë kjo punë me tërheqje pasi s’ka pas shpallje të kandidaturave secili prej nesh kemi shiqiuar se cila do të jetë rruga që na bashkon pas tre gushtit. Besoj ka kohë…puna e parë është që përgatitemi për zgjedhje nacionale për parë si do ti fitojmë zgjedhjet….”, ka thënë Osmani.

Deputetja e LDK-së, në këtë intervistë për T7, nuk ka treguar nëse do të jete kandidate për kryeministre nga partia e saj, siç u përfol në media.

“Këto nuk janë çështje që po diskutohen tani, pas shpërbërjes së Kuvendit tek atëherë organet e LDK-së dhe këshilli i përgjithshëm do të vendos se si është mënyra më e mirë që LDK ti fitoj zgjedhjet dhe cili është ekipi më i mirë…. Pra nuk duhet që tani debatin ta shndërrojmë në emra individual, ne duhet të punojnë si ekip…..Ta sqaroj një gjë unë nuk jam pjesë e asnjë marrëveshje…nejrzitë që flasin për marrëveshje për poste nuk flasin ato i kanë të bazuar spekulime, nuk kam kërkuar kurrë poste nga LDK-ja”.

Osmani nuk ka treguar kur do të zgjidhet kryesia e re LDK-së pasi sipas saj tani janë të fokusuar vetëm për t’u mobilizuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Besoj ka kohë…puna e parë është që përgatitemi për zgjedhje nacionale për parë si do ti fitojmë zgjedhjet…. Dhe prej sot e tutje është vetëm për zgjedhjet e jashtëzakonshme vetëm për ti ktheyer qytetarëve shpresën për të cilën kanë nevojë dhe për ta drejtuar Kosovën në binar të drejtë pas një shkatërrimi që ja ka bërë qeveria në të gjitha sferat”.

Deri disa ditë para Kuvendit të LDK-së, Osmani është përfolur si njëra prek kandidateve që do ta sfidonte Isa Mustafën për kryetar të LDK-së, por në momentin e fundit ajo u tërhoq duke i dhënë mundësi rizgjedhjes së Mustafës edhe për një mandat katër vjeçar.

-----