Ballina Lajme nacionale Ishte kundër Millosheviçit, këngëtari i famshëm serb ndërron jetë nga koronavirusi

Ishte kundër Millosheviçit, këngëtari i famshëm serb ndërron jetë nga koronavirusi

39
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Ishte kundër Millosheviçit, këngëtari i famshëm serb ndërron jetë nga koronavirusi

Këngëtari i famshëm serb, Gjorgje Ballasheviç ka vdekur, pasi ishte infektuar me koronavirusin e ri, njoftoi televizioni publik i Serbisë. Ballasheviç ka qenë gjithashtu poet dhe regjisor.

Ai ishte shumë i popullarizuar në vendet e ish-Jugosllavisë edhe pas shpërbërjes së saj në vitet e 90-ta. Më 16 shkurt, Ballasheviç u shtrua në një spital të Novi Sadit dhe u diagnostifikua me pneumoni, që duket se ishte shkaktuar nga koronavirusi.

Këngëtari Ballasheviç, kishte lindur në Novi Sad më 1953. Karrierën e tij e filloi në vitet 1980, fillimisht në grupe muzikore. Ai ishte i njohur për baladat e tij dhe ka publikuar gjithsej 12 albume.

Igor Miroviç, kreu i qeverisë rajonale në Novi Sad, tha se vdekja e Ballasheviçit kishte lënë një “boshllëk të madh dhe të pazëvendësueshëm”.

Ballasheviç ishte i njohur edhe si kritik i ashpër i ish-udhëheqësit jugosllav të viteve të 90-ta, Sllobodan Millosheviç.

Televizioni publik i Kroacisë kujtoi “qëndrimet paqësore dhe kundër luftës të cilat ishin pjesë e shumë këngëve, fjalimeve dhe intervistave” të Ballasheviçit.

Ishte kundër Millosheviçit, këngëtari i famshëm serb ndërron jetë nga koronavirusi
Jonida Dama

---- ----
----
----- ----
-----