Ballina Showbiz Ishin katër vjet në lidhje, Vildane Zeneli flet hapur për jetën romantike

Ishin katër vjet në lidhje, Vildane Zeneli flet hapur për jetën romantike

14
SHPËRNDAJE

Vildane Zeneli është ndër modelet me të njohura shqiptare.

Ajo ishte e ftuara mbrëmë në Nd’rrimin e Natës.

Vildanja u pyet për shumë gjëra gjatë intervistës në Klan Kosova, e ndër to edhe për dashurinë. Gjatë Intervistës “Haje ose Thuaje”, Hamiti e pyeti se kush ishte i dashuri i saj i fundit?!

“Hmm, nuk kam folur kurrë dhe nuk dua të flas për të, prandaj po ha”, ka qenë fillimisht përgjigja e saj.

Mirëpo me insistimin e Hamitit, Vildanja të paktën ka treguar disa detaje…

“Kemi qenë katër vjet në lidhje e vitin e kaluar jemi ndarë. Por ende flasim sikur të ishim bashkë”, ka deklaruar Zeneli.

Intervistën të plotë e gjeni në linkun më poshtë: