Ballina Sport “Ishim perfektë”, Zidane: E dashuroj Italinë. Juve? Të shohim, për momentin jam...

“Ishim perfektë”, Zidane: E dashuroj Italinë. Juve? Të shohim, për momentin jam madrilen

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Zinedin Zidane arriti të udhëheqë skuadrën e tij drejt triumfit në çerekfinalen e parë të Champions ndaj Liverpool me shifrat 3-1. Pas ndeshjes ai foli për mediet, ku trembi jo pak Real Madridin, duke i shprehur qartë dashurinë Juventusit, ku ka luajtur 5 sezone.

“Më pëlqen puna që bëj. Më mungon Del Piero apo Italia? Të dy. Italia është në zemrën time, kam kaluar 5 vite në Torino dhe Juventusi është ende i rëndëisshëm për mua. E ardhmja te Juve? Tani për tani jam këtu, do të shohim.

Ndihem shuëm mirë pas kësaj ndeshje. Luajtëm një ndeshje të mrekullueshme, vuajtëm pak në nisje të pjesës së dytë. Kemi luajtur shumë mirë, jam krenar për të gjithë, kjo është Champions League. Mbetet edhe një ndeshje, nuk do të jetë e lehtë.

Nuk ndryshuam modul, mbetëm në 4-3-3 dhe ndërruam vetëm Militao për Varane, që ishte pozitiv për koronavirus. Ata e goditën vetëm një herë portën dhe shënuan gol. Kaq ishte. Është e komplikuar, ky është futbolli.

Vinicius po luan mirë, ndihmon ekipin dhe merr shumë energji kur shënon. Kishte shumë nevojë për të shkuar te goli. Unë e di mirë se çfarë lojtari është ai. El Clasico të shtunën? Sonte (mbrëmë) shijojmë fitoren, më pas nis puna për ndeshjen me Barcelonën”, tha ndër të tjera Zidane. /abcnews.al

The post “Ishim perfektë”, Zidane: E dashuroj Italinë. Juve? Të shohim, për momentin jam madrilen appeared first on Abc News.

---- ----
-----