Ballina Showbiz “Isha 17 vjeç…”, Robert Berisha tregon arsyen pse është arrestuar

“Isha 17 vjeç…”, Robert Berisha tregon arsyen pse është arrestuar

61
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
“Isha 17 vjeç…”, Robert Berisha tregon arsyen pse është arrestuar

Robert Berisha nuk kishte mbushur ende 18 vjeç, kur provoi për herë të parë se ç’ishte të qëndroje brenda një qelie burgu.

Si një instrumentist 17-vjeçar, ai dhe pjesëtarët e tjerë të grupit “Ilirët” u arrestuan vite më parë nga policia gjermane. Arsyeja? Kishin qëndruar 3 muaj me vizë 2-javore.

E gjitha kjo përkthehej në 60 mbrëmje, saktësisht 60 koncerte që ata kishin ndërmarrë në gjithë Gjermaninë, nga grupi që asokohe ishte tepër i suksesshëm.

“Na mbajtën një ditë në burg dhe pastaj na lanë te lire, tregon Berisha në një intervistë për “Prive”.

Për 10 vjet, arrestimi në Gjermani e përndoqi Robertin, i cili ndalohej vazhdimisht në pikat kufitare gjatë udhëtimeve të tij. Më tej, muzikanti rrëfen:
“Kam qenë në qeli me regjisorin e njohur Agim Sopi, asokohe ai ishte 50 vjeç”.

E duke qenë se nuk e zinte gjumi, Roberti qëndroi gjithë natën zgjuar.

“Isha 17 vjeç…”, Robert Berisha tregon arsyen pse është arrestuar
Zenilda Beqaj

---- ----
----
----- ----
-----