
Gjykata e Tiranës zhvilloi seancën e parë për rigjykimin e Izet Haxhisë, ku nga mbrojtja u kërkua ndryshimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”.
Kërkesa do të shqyrtohet nga Gjykata në një moment të dytë, ndërsa seanca e sotme dështoi pasi Prokuroria kërkoi kohë të njihej me aktet e dosjes.
Ish-truproja e Sali Berishës, akuzohet si autori i vrasjes së Azem Hajdarit, dhe është dënuar me 25 vite burg. Avokatët kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” në një tjetër masë më të butë.
Kërkesa nga avokati Idajet Beqiri është bërë duke u bazuar me argumentin se Haxhia ka kryer 13 vite paraburgim që konvertohen në 20 vite burgim. Haxhia u dënua me 25 vite burg në mungesë për vrasjen e Azem Hajdarit.
Seanca është shtyrë për në datën 5 korrik me kërkesë të prokurorit Dritan Nushi, për t’u njohur me aktet e dosjes.
Në 18 mars Gjykata e Apelit pranoi kërkesën e tij për riçelje të gjykimit nga fillimi.