Ballina Sport Ish shoku i skuadrës tregon se cilin futbollist Ibrahimoviç nuk dëshiron që...

Ish shoku i skuadrës tregon se cilin futbollist Ibrahimoviç nuk dëshiron që ta shikojë me sy

31
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Zlatan Ibrahimoviç është një nga krateret më të veçantë në botën e futbollit. Ai dallohet për mënyrën e tij origjinale të të sjellurit, shpesh herë edhe prepotente. Ylli suedez i ka të shumtë miqtë, por edhe personat që nuk e pëlqejnë dhe i pëlqejnë.

Një nga lojtarët me të cilët sulmuesi ka luajtur, por që nuk dëshiron që ta ketë pranë, është Edinson Cavani.

----

Këtë e ka treguar vetë Majkëll Cani, ish shoku i skuadrës te LA Galaxy. Ish-mbrojtësi francez theksoi se uruguaiani është një nga 3-4 shokët e skuadrës, me të cilët Ibra ka luajtur gjatë gjithë karrierës dhe që i urren më së shumti.

“Nëse je i afërt me Kavanin, kjo gjë nuk i pëlqen Ibrës. Pra ose je me Ibrën ose kundër tij,” tha 36 vjeçari.

Ibra dhe Kavani ishin së bashku pjesë e PSG-së nga viti 2013 deri në vitin 2016. Të dy janë nga ata sulmues me “ego” të madhe, prandaj dhe të 2 synonin të fitonin titullin e golashënuesit më të mirë në historinë e klubit.

Ibra ishte i pari që mori kreun me 156 gola. Por pasi ikjes, Cavani e kaloi këtë shifër dhe aktualisht konsiderohet si golashënuesi më i miri në historinë e golashënuesve të klubit parisien.

----- ----