Ballina Lajme Bota/Rajoni Ish-shefi i Interpolit dënohet për korrupsion me 13 vjet burg dhe gjobë...

Ish-shefi i Interpolit dënohet për korrupsion me 13 vjet burg dhe gjobë 290 mijë dollarë

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një ish-shef i interpolit është dënuar me 13 vjet e gjysmë burgim dhe një gjobë prej 290 mijë dollarë nën akuzën e rryshfetit dhe abuzimit me pozitën zyrtare.

Kështu ka vendosur një gjykata kineze për ish-shefin e Interpolit, Meng Hongëei. Meng i tha gjykatës në qytetin verior të Tianjin, se ai nuk do të bënte apel ndaj vendimit.

----

Interpol, organizata ndërkombëtare e policisë me qendër në Francë, tha në fund të vitit 2018 se Meng kishte dhënë dorëheqjen si president i saj, disa ditë pasi gruaja e tij njoftoi se ai ishte zhdukur, pas një udhëtimi në Kinë, vendin e tij të origjinës, shkruan Rel.

Gjykata tha se Meng mori më shumë se 2 milionë dollarë përmes ryshfetit dhe abuzoi me pozitat e tij të mëparshme midis viteve 2005 dhe 2017.  Në mars, Partia Komuniste në pushtet bëri të ditur se hetimi i saj kishte zbuluar se Meng, një ish-zëvëndësministër kinez i sigurisë publike  shpenzoi shuma “të mëdha” të fondeve të shtetit, abuzoi me pushtetin e tij dhe nuk pranoi të ndiqte vendimet e partisë. Gruas së tij iu sigurua azili politik në Francë, vitin e kaluar, pasi deklaroi se kishte frikë, se ajo dhe dy fëmijët e saj, do të rrëmbeheshin.

----- ----