Ballina AKTUALE Ish pjestari i UÇK-së Ridvan Tahiri RIKI, do të angazhohet nga sot...

Ish pjestari i UÇK-së Ridvan Tahiri RIKI, do të angazhohet nga sot ta gjejë Besnik Osmanin

1949
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ridvan Tahiri, ka bërë të ditur që nga sot do të angazhohet në mënyrë vullnetare me grupin profesional ta gjejë Besnik Osmanin.

Ai në një status në Facebook ka kërkuar ndihmë nga miqtë që të bëhen bashkë me të dhe ta gjejnë Besnik Osmanin nga Presheva

----

Tutje Tahiri ka treguar vendet në të cilat do të kërkohet për ta gjetur atë, në një grup në Facebook “VULLNETARËT”.

Që nga mëngjesi Ridvan Tahiri ka qenë në kontakt me redaksin tonë të Bujanoci.Net për të gjitha infot.

Postimi i plotë në facebook i Ridvan Tahirit “RIKI”:

“Te dashur Vullnetar.

Fillimisht shpresoj te jeni shendosh e mir.

Sot me eshte kerkuar,qe une dhe ju te i bashkohemi nje kerkimi per persona te zhdukur.

Une dua te kerkoj leje nga organet kopetnce lokale,qe te na lejohet kerkimi ne zonat ku do veprojm sipas dyshimeve apo levizjve fe fundit.

Info:

Besnik Osmani

Afersisht 1.78

Afersisht 80kg

Mosha 42 vjec

Me fizik normal

Pasi nuk e lejuan nga Kosove ne kufirin Muqibabe, (Preshevë) te futej ne Serbi, ai u kthye, vetuara e tij eshte gjendur afer kufirit i parkuar ne nje rrugice, ende nuk ka informata dhe se a e ka pare ndokushe, sot nje grup i madhe vullnetarsh dhe kfori kontrolluan zonen ne anen e presheves (Serbis) mirepo fatkeqsisht pa sukses.”

----- ----