Ballina Showbiz Ish-modelja e “Playboy” vret veten, policia gjen trupin e 33-vjeçares pas 3-ditësh...

Ish-modelja e “Playboy” vret veten, policia gjen trupin e 33-vjeçares pas 3-ditësh (FOTO)

34
SHPËRNDAJE

Pas betejës me abuzimin me substancat narkotike dhe alkoolin, ish-modelja e njohur e “Playboy”, Ashley Mattingly i ka dhënë fund jetës.

Lajmin e trishtë për 33-vjeçaren, e kanë dhënë motra dhe vëllai i saj, binjakët Billy e Christy.

Mediat e huaja shkruajnë se Ashley i dha fund jetës në banesën e saj në Austin, Teksas. Gjithashtu ajo para se të vriste veten ka lënë edhe një shënim, por që nuk është bërë publike.

Sipas mediave vendase, trupi i 33-vjeçares u zbulua nga policia tre ditësh pasi ajo vdiq, pasi një mik i saj i telefonoi për ti kërkuar që ta kontrollojnë nëse është mirë për shkak se nuk kishte pasur konkakt me Ashley për disa ditë.

“Të dua dhe do më mungosh çdo ditë,”- shkruajti Christy. “E di që je jeni engjëlli më i mrekullueshëm në parajsë!”

Ashley abuzonte me substancat narkotike dhe alkoolin, por po përpiqej që të rregullonte jetën e saj. Ajo u vendos në Austin rreth dy vite më parë dhe muajt e fundit adoptoi një qenush që ti bënte shoqëri.

Në vitin 2011 ajo u shpall Miss March 211 në Playboy.

-----