Ballina Sport Ish-mjeku i Maradonës hedh akuza të forta për vdekjen e tij

Ish-mjeku i Maradonës hedh akuza të forta për vdekjen e tij

44
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Autopsia ka konfirmuar shkakun e vdekjes së Maradonës. Ataku kardiak akut i ka marrë jetën argjentinasit, ndërsa ishte në gjumnë, por ish-mjeku i tij, Alfredo Cahe, ka hedhur akuza të forta.

“Një vdekje e pazakontë, në sensin që Maradona nuk është kuruar. Para së gjithash, ai duhej të qëndronte i shtruar në spital.

----

Nuk ka mundësi që një pacient në gjendjen e tij të dalë nga spitali një javë pas asaj lloj ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ta çosh në shtëpi pas një jave, është një budallallëk. Ai duhej të kishte një mjek që ta ndiqte nga afër dhe ta ndihmonte në rast emergjence.

Dhe kjo nuk ka ndodhur”, – ka theksuar Cahe, duke akuzuar mjekët e spitalit ku Maradona kreu ndërhyrjen kirurgjikale në kokë disa ditë më parë.

----- ----