Ballina Sport Ish-ministri Ritvan Bode padit inspektorët e UEFA-s për shpifje, emri i tij...

Ish-ministri Ritvan Bode padit inspektorët e UEFA-s për shpifje, emri i tij u përfshi në “dosjen” Skënderbeu

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA, para tri sezonesh me akuzën për trukim të ndeshjeve, ka dënuar ekipin e Skënderbeut me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane dhe me 1 milion euro gjobë.

Klubi korçar e apeloi dënimin edhe në CAS, por nuk fitoi, Arbitrazhi Sportiv në Lozanë la në fuqi vendin e Disiplinës së UEFA-s.

Mirëpo portali helvet “lacote.ch” ka raportuar, se një ish-deputet shqiptar është paraqitur më 26 janar në Nion të Zvicrës për të ngritur padi ndaj dy ish-inspektorëve të UEFA-s për shpifje dhe prishje të imazhit. Ishin këta të fundit që hartuan raportin për akuzat për të ashtuquajturën “dosja” Skënderbeu.

Bëhet fjalë për Ridvan Boden, ish-ministrin e Financave dhe një biznesmen shqiptar, të cilët kanë qenë afër klubit korçar asokohe.

Këta dy persona, krahas edhe disa të tjerëve, janë përmendur në raportin e dy inspektorëve, që ngritën akuzat për trukim të ndeshjeve të Skënderbeut.

---- ----
----
----- ----
-----