Ballina Lajme Ish Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili kishte refuzuar 4.6 milion euro donacion

Ish Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili kishte refuzuar 4.6 milion euro donacion

133
SHPËRNDAJE

Uran Ismaili në legjislaturën e kaluar të Republikës së Kosovës ishte pjesë e Qeverisë Haradinaj, si Ministër i Shendetësisë.

Në atë kohë ju ofrua Ministrisë që drejtonte hiq më pak se 4.6 Milion Euro donacione për shëndetësin e Kosovës, doncione që sot do të vlenin shum dhe nuk do të kishte mungesë të maskve , dorzeave , dezinfektantëve dhe aparateve të ndryshme mjeksore.

Për këtë ka reaguar edhe deputeti i LVV-së Haziri, ku shkroi:

Përveç vjedhjeve, korrupsionit, zhvatjes dhe keqpërdorimit të shtetit, Republika jonë ka pasur ministra që kanë refuzuar donacione në vlerë hiç më pak se 4.6 milionë euro.

I tillë ka qenë ish- ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, i cili kishte refuzuar donacionin nga shteti i Kanadasë, për pajisje shëndetësore në shifër prej 4.6 milionë euro. Kjo është skandaloze.

Të refuzohen donacionet me qëllim që të ketë tenderë në mënyrë që të përfitojnë kompanitë e lidhura me PDK-në, është kriminale. Prandaj, me këta ministra, vendi ynë, veçmas sektori i Shëndetësisë ka qenë në gjendje të tmerrshme.

Po aq skandaloze, është tentimi i rrëzimit të Qeverisë, dhe tentativa për t’i sjellur sërish në pushtet këta persona, që punuan për xhepat e tyre.

-----