Ballina Sport Ish-lojtar i Interit, sot nënshkruan kontratë 2-vjeçare me Milanin

Ish-lojtar i Interit, sot nënshkruan kontratë 2-vjeçare me Milanin

10
SHPËRNDAJE

Maurizio Ganz do të jetë trajneri i skuadrës së Milanit për femra.

Ka qenë vetë klubi kuqezi që zyrtarizoi rikthimin e një ish-lojtari të tyre, që luajti me fanellën kuqezi për tre sezone (1998-2001), teksa dy sezone më parë i luajti në “San Siro”, por si lojtar i Interit.

“Gjatë karrierës së tij, Maurizio ka treguar gjithnjë udhëheqje të fortë dhe aftësi teknike të rëndësishme.

Jam i sigurt se, në sajë të udhëzimit të tij, ekipi i femrave do të vazhdojë të rritet, individualisht dhe si grup, në dobi të klubit tonë”, tha Maldini, i cili mban tashmë postin e Drejtorit Teknik dhe Zhvillimeve Strategjike tek Milan.

Maurizio Ganz prej 1 korrikut do të jetë pjesë e Milanit me të cilën ka firmosur një kontratë deri në vitin 2021.

The post Ish-lojtar i Interit, sot nënshkruan kontratë 2-vjeçare me Milanin appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----