Ballina Lajme nacionale Ish-kryetari i komunës ftohet nga Gjykatën Speciale si i dyshuar për krime...

Ish-kryetari i komunës ftohet nga Gjykatën Speciale si i dyshuar për krime lufte

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Po vazhdojnë edhe më tej ftesat nga Gjykata Speciale.

Shukri Buja është i ftuari i fundit nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte. Këtë e ka konfirmuar Buja.

“Po, jam i ftuar nga Gjykata Speciale. Jam i ftuar në cilësinë e të dyshuarit. Ftesën e kam marrë pardje për paraqitje në Hagë më 17 korrik”, ka thënë Buja.

Shukri Buja ka qenë njëri prej udhëheqësve kryesor për Nerodime.

Gjykata Speciale ishte krijuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës pas publikimit të Raportit të Dick Martyt, i cili pretendonte se ushtarët e UÇK’së kanë kryer krime.

Deri tash ftesa nga Gjykata Speciale kanë pranuar edhe ish-komandantët e tjerë Rrustem Mustafa (Zona Operative e Llapit), Sokol Dobruna (Gjykata ushtarake e UÇK-së), Sami Lushtaku (Zona Operative e Drenicës) e Nazif Mehmeti (një nga komandantët në Zonën Operative të Llapit) etj.

---- ----
-----