Ballina Lajme nacionale Ish-kryetari i FRESH degjeneron Ulsi Manjën: Pështyve mbi socialistët o mashtrues!

Ish-kryetari i FRESH degjeneron Ulsi Manjën: Pështyve mbi socialistët o mashtrues!

23
SHPËRNDAJE

Ish-kryetari i FRESH për Dibrën, Elvis Kola ka shpërthyer ndaj deputetit socialist të Dibrës, Ulsi Manja i cili në përgjimet më të fundit të publikuara nga Bild dëgjohet të flasë me një gjuhë shumë joetike, teksa bëhen pazaret për blerjen e votave.

Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, Kola i rikujton Manjës premtimet me të cilat rilindësit morën pas vetes shumë të rinj e të reja, por që në fakt shërbyen vetëm për të rilindur familjarët e Ulsi Manjës dhe rilindësve të tjerë.

Postimi i plotë i Kolës

Më kujtohet ato ditë të ftohta dimri kur nën shijen e hidhur të çajit kamomil  na flisje për rilindjen famshme që mezi po prisnim, po Ulsi po e teksa mendoj thellë thellë kishit pasur të drejtë. Rilinde ti, familja jote me vëllezër, kushërinj e dhëndurë e lloj lloj soj e sorollop që të lëpihej asokohe. Pështyve keqazi mbi çdo familje socialiste të ndershme. Pështyve keqazi mbi çdo të ri e të re që të falën rininë që ti të bëheshe deputet e të na mësoje për 6 vite se si të bëhemi berberë duke mos e ‘rruar leshin fare’. TURP TË KESH. Uroj që sado budalla të jesh ti dhe ai prijësi yt i rilindjes, të mos ketë pas jush ndonjë budalla tjetër që t’u admirojë. Mashtrimet tuaja e të rilindjes tate mund të jetë lëvorja e shumë gjërave por jo thelbi i tyre. Suksesi  ka një emërtim të vetëm Ulsi derdimeni “mos u tall me miellin e gjermonit” siç ka edhe dështime një formule të tijen. Të jesh rilindas në kohën tate dhe të Skënderbeut të Elisës. Një shaka gjermone nuk ka shumë lidhje me të qeshurën …të jesh i sigurt. Ata që dinë të flasin, flasin shkurt ulsi TI JE VETËM NJË MASHTRUES ORDINER. E si përfundim; thonë që njeriun e karakterizojnë në jetë 2 gjera Ulsi; geni dhe shkollimi . Ti s’ke as njërën dhe as tjetrën. Suksese në jetë e thyfshi qafën sa më shpejt .

-----