Ballina Lajme Bota/Rajoni Ish-kryeministri: Myslimanët kanë të drejtë të vrasin miliona francezë

Ish-kryeministri: Myslimanët kanë të drejtë të vrasin miliona francezë

34
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri malajzian Mahathir Mohamad tha të enjten se myslimanët kanë të drejtë të “vrasin një milion francezë për masakra nga e kaluara”, por nuk e miratoi vrasjen e një mësuesi francez për shfaqjen e karikaturave të pretenduara të Profetit Muhamed.

Mahathir, 95 vjeç, një udhëheqës i shquar i botës muslimane, tha në blogun e tij se ai beson në lirinë e shprehjes, por që ajo nuk duhet të përdoret për të fyer të tjerët.

“Myslimanët kanë të drejtë të zemërohen dhe të vrasin miliona francezë për masakra në të kaluarën. Por kryesisht myslimanët nuk drejtoheshin nga ligji ‘sy për sy’. Muslimanët nuk e bëjnë atë. As francezët nuk duhet ta bëjnë”, tha Mahathir.

“Duke qenë se ju keni fajësuar të gjithë muslimanët dhe fenë Islame për atë që bëri një person i zemëruar, muslimanët kanë të drejtë të ndëshkojnë francezët,” tha ai.

Twitter vlerësoi se postimi i tij shkelte rregullat për glorifikimin e dhunës, por u konkludua se ishte në interesin e publikut që postimi të mbetej në internet.

-----