Ballina Lajme nacionale Ish-kryeministri bën hajgare me popullin, thërret mbledhje të Qeverisë që e rrëzoi...

Ish-kryeministri bën hajgare me popullin, thërret mbledhje të Qeverisë që e rrëzoi vetë!

18
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj për të premten ka thirrur mbledhjen e qeverisë, ani pse Kushtetuta thotë që me dorëheqjen e kryeministrit rrëzohet e gjithë qeveria.

Mbledhja që do të fillojë në orën 14:00, do të ketë disa pika të rendit të ditës, në mesin e tyre do të diskutohet edhe për emërimin e anëtarëve të bordit të autoritetit civil.

Mbledhja e Qeverisë në largim, do të mbahet një javë pasi që kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje të parevokueshme nga posti i të parit të qeverisë.

Neni 95 pika 5 i Kushtetutës thotë se me dorëheqjen e kryeministrit, qeveria që udhëheq ai ose ajo, rrëzohet e tëra.

Kujtojmë që dje Haradinaj u intervistua në Hagë në cilësinë e të dyshuarit. I njejti bëri të ditur se ka vendosur që të mbrohet në heshtje.

-----