Ballina Lajme nacionale Ish-kreu i KQZ rrëfen tmerrin e ’97: Si më kërcënuan që të...

Ish-kreu i KQZ rrëfen tmerrin e ’97: Si më kërcënuan që të bëja deputet Zani Caushin

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ish-kryetari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Kristaq Kume, duke u nisur nga debati i hapur së fundmi ka treguar një episod që ka ndodhur në vitin 1997. Kume duke iu përgjigjur Fatos Klosit ka treguar tmerrin që ka përjetuar në zgjedhjet e vitit 1997.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale ka treguar se mbledhjet në atë kohë bëheshin me masa të rrepta sigurie, me mitraloza tek dera pasi kishin frikë nga trazirat. Po ashtu ai ka treguar se i kanë bërë presion që të regjistronte Zani Çaushin si kandidat për deputet.

POSTIMI I PLOTË

Lexova tek Panorama një intervistë të kolegut tim në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve që administroi zgjedhjet e vit të mbrapshtë 1997, z. Fatos Klosi dhe më duhet që të them atë që unë di për sa Klosi deklaron në këtë interistë:

Si dihet, zgjedhjet në atë kohë u bënë ne kushtet e një situate rendi shumë të rëndë. Armët ishin sheshit, shteti nuk kishte pothuajse asnjë kontroll në territor. Këtë detyrë e përgjegjësi e kishin marr trupat ushtarake ndërkombëtare të Misionit Alba. Partitë poltike e kishin të pamundur të zhvillonin fushatën zgjedhore në të gjithë vendin. PD nuk shkonte dot në rrethet e jugut dhe PS e kishte shumë të vështirë të zhvillonte fushatë në veri të vendit. I vetmi subjekti që bëri fushata në te gjithe vendin ishte Partia e Legalitetit , fushatë që kishte në objektivin e saj Referendumin për sistemin e qeverisjes: Republikës apo Monarki. Në 29 qershor 1997 u zhvilluan njëkohësisht dy procese zgjedhore – zgjedhjet e parakohëshme për Kuvendin e Shqipërisë dhe Referendumi për sistemin qeverises.

KQZ që organizoi dhe administroi këto dy proçese zgjedhore ishte e ndërtuar në bazë të parimit të përfaqësimit dhe ballancimit të plotë opozitë – mazhoracë. KQZ kishte 16 antarë – 8 nga partitë e mazhorancës, 4 prej të cilëve propozime të PD dhe 8 nga partitë e opozitës, 4 prej të cilëve propozime të PS. Sekretari i KQZ-te ishte drejtori i drejtorisë së organizimit të zgjedhjeve dhe referendumeve në Sekretariatin e Shtetit për Pushtetin Lokal, z. Thimjo Kondi. Kryetari dhe nenkryetari i KQZ kishin pozite juridike të barabartë. Sekretari kishte të drejtë vote. Aktet e KQZ ishin të vlefshëm vetem kur firmoseshin njëkohësisht nga Kryetari, Zv. Kryetarin dhe nga Sekretari i KQZ. Vendimet KQZ duhet t`i merrte me 2/3 e antarëve pjesëmarrës në mbledhje, ndërkohë që mbledhja mund të zhvillohej vetëm në se merni pjesë më shumë se ½ e antarve. Ky kompozim i KQZ dhe rregulli i vendimmarrjes favorizonte sjellje bllokuese. Për pasojë përpjekjet e mija bashkë me z. Klosi ishin që të arrinim që KQZ-ja të merrte vendim me konsensus. Në të shumtën e rasteve e realizuam.

E gjithë puna e KQZ zhvillohej në sfondin e një situate të jashtëzakonshme. Komunikimi me administratën zgjedhore në rrethe ishte shumë i vështirë. Presioni nga bandat, që bënin ligjin në shumë rrethe të vendit, ishte i madh. Kujtoj psh. presionin që behej për të rregjistruar Zan Çaushin kandidat për deputet ose rastin kur për të ndihmuar komisionin zonal në Vlore për të rregjistruar kandidatët dhe për të marr dosjet e kandidateve, u dërgua me helikopter një antar i KQZ-se sepse komisioni zonal e kishte të pamundur të vepronte, etj. Situata rëndohej akoma edhe më shumë me afrimin e ditës së zgjedhjeve dhe pati si kulm të saj revoltën e monarkisteve tek Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në 2 korrik. Ishte kjo kohë kur u përhap lajmi se ishte tentuar që KQZ të hidhej në ere, me eksploziv që do të vendosej poshtë zyrave, duke përdorur, për këtë qellim, tunelin që fillonte nga Hotel Rogner e përfundonte poshtë pallatit te Kongreseve. Si kundërpërgjigje e këtij lajmi, që unë në asnjë rast nuk e mora vesh nga doli dhe nuk u njoftova zyrtarisht për të, zyrat e KQZ, me urdhër të zv. Ministrit të brëndshëm, u moren në ruajtje nga forcat komado të Zall Herit. KQZ-ja pas kësaj i zhvillonte mbledhjet në një sallë me derën e hapur, në të cilën qëndronte, me mitroloz dykëmbësh në dorë, nje force komando!!! Ishte kjo kohe kur nga antarë të KQZ ju kerkua Kryeministrit që të armatoseshin me pistolete TT, kërkesë që Z. Fino, në bisedë me mua dhe edhe me dakortësinë time e konsiderojë të papranueshme. Në të njëjtën kohë, z. Fino duke vlerësuar situatën por jo se ja kërkova unë, urdhëroi mbrojtjen time nga punonjës të Gardës së Republikës dhe ruajtjen me forca te policise se rendit të banesën ku jetoja me familjen.

 

---- ----
----
-----
-----