
Ish- krerët e UÇK-së në Hagë, prokurori: Dokumentet e mbrojtes të publikohen 3 muaj para nisjes së gjykimit, frikë mos u bëhet presion dëshmitarëve
Gjatë seancës së sotme ndaj ish- krerëve të UÇK-së, organi i akuzës është shprehur kundër publikimit të dokumenteve të redaktuara për mbrojtjen. Prokuroria është shprehur se këto dokumente duhet të publikohen 3 muaj para se të nisë gjykimi, kjo me qëllim mbrojtjen e dëshmitarëve.
Duke e vazhduar argumentin, zyra e prokurorisë tha se dëshmitarët mund të frikësohen, për këtë arsye këto dokumente, që mbrojtja i ka cilësuar të nevojshme, nuk duhen publikuar më parë se 3 muaj nga nisja e gjykimit.
“Frikësimit të dëshmitarëve, ky është realitet, kjo është e vërteta. Janë vendosur masa mbrojtëse, janë bërë redaktime dokumenteve, këto janë mjete për të zvogëluar rrezikun, por nuk e eliminojnë komplet. Procedurat e nxjerrjes së materialeve janë strikte.
Gjykim sa më të shpejtë, të caktohet një datë sa më shpejt dhe që përputhet me historitë e kaluara e cila është lidhur me lulëzimin e dosjes dhe kjo është mënyra më e mirë dhe të ketë drejtësi dhe unë kam besim që kjo të bëhet duke respektuar të drejtat e të pandehurve”, tha Prokurori Smith.
Ish- krerët e UÇK-së në Hagë, prokurori: Dokumentet e mbrojtes të publikohen 3 muaj para nisjes së gjykimit, frikë mos u bëhet presion dëshmitarëve
Ornela Celpica