Ballina Sport Ish-kapiteni i Kombëtares Altin Lala heq dorë nga nënshtetësia shqiptare, ja arsyet...

Ish-kapiteni i Kombëtares Altin Lala heq dorë nga nënshtetësia shqiptare, ja arsyet (DOKUMENTI)

55
SHPËRNDAJE

Ish-futbollisti dhe kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Altin Lala, ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare.

Lajmi konfirmohet nga një dekret i Presidentit Ilir Meta, ku thuhet se shtetasit Altin Dod Lalës i lejohet lënia e shtetësisë shqiptare, me kërkesë të tij.

Vetë Lala është shprehur: “Kështu e ka ligji këtu në Gjermani. Pas 2-3 vjetësh do të bëhet ndryshimi i ligjit, ku shtetasit kanë mundësi mbajnë dy nënshtetësi. Atëherë do të aplikoj sërish për pasaportën shqiptare”.