Ballina Lajme nacionale Ish-inspektori i AKI-së emërohet këshilltar i Ramush Haradinajt

Ish-inspektori i AKI-së emërohet këshilltar i Ramush Haradinajt

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shkëlqen Sopjani është emëruar këshilltar i Ramush Haradinajt.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka emëruar si Këshilltar të Jashtëm Politik avokatin dhe ish-Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shkëlzen Sopjanin.

Përmes një postimi të publikuar në Facebook, Haradinaj ka thënë se njohuritë dhe ekspertiza e opjanit do t’i shërbejnë politikëbërjes sa më të avancuar dhe efektive.

“Sot kam emëruar avokatin dhe ish Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shkëlzen Sopjanin, Këshilltar të Jashtëm Politik. Njohuritë dhe ekspertiza e tij do t’i shërbejnë politikëbërjes sa më të avancuar dhe efektive”, ka shkruar Haradinaj.

---- ---- ----
-----