Ballina Sport Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare gatuan ushqim për spitalin në Francë

Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare gatuan ushqim për spitalin në Francë

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare Edvin Murati i cili ka luajtuar edhe në Francë për disa vite me skuadrën kryeqytetase Paris Saint Germain, është përfshirë në nismat humanitare në Francë.

Ai së bashku me Alain Roche, ish-futbollist dhe Nikola Karabatiq, lojtar i skuadrës së hendbollit të PSG, kanë vendosur të ndihmojnë personelin e restorantit “L’Osteria”, në Francë, për të përgatitur dhe shpërndarë ushqime në spitalin e qytetit. Ky gjest është vlerësuar nga të gjithë dhe kanë marrë falënderime të shumta.

----

Murati ka luajtur edhe me ekipet Panserraikos FC dhe Iraklis F.C. në Greqi si dhe në  Gjermani. Ai është vlerësuar nga Presidenti me titullin “Mjeshtër i Madh”.

----- ----