Ballina Lajme nacionale Ish-eprori nga Zona e Llapit ftohet nga Specialja

Ish-eprori nga Zona e Llapit ftohet nga Specialja

9
SHPËRNDAJE

Edhe një pjestar i UÇK-së është ftuar nga Specialja.

Gjykata Speciale sot ka ftuar edhe një ish-ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kështu ka njoftuar kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

Gucati ka shkruar në Facebook se sapo është njoftuar se është ftuar për intervistim Sali Mustafa, që në kohë të luftës kishte qenë epror i Zonës Operative të Llapit.

“Edhe ky, si të gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë”, ka shkruar Gucati.

Ja shkrimi i plotë:

Sapo mora lajmin që Gjykata Speciale ka dërguar ftesë, si i dyshuar, për veteranin Sali Mustafa – Cali, i cili gjatë kohës së luftës së UÇK-së ka qenë epror i Zonës Operative të Llapit.

Edhe ky, si të gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë.